26 vjeçari tenton të bëjë vetëvrasje, më pas lëndon nënën, motrën dhe mbesën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gostivar, ku djali ka tentuar të vetëvritet me mjet të mprehtë (thikë) dhe më pas ka lënduar nënën, motrën dhe mbesën e tij.
Për Tetovasot, rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Fatmir Rexhepi.
“Sot në ora 11.15 minuta në një fshat të Gostivarit një person 26 vjeçar me një mjet të mprehtë është vetëlënduar, më pas ka lënduar nënën e tij 50 vjeçare, motrën e tij 29 vjeçare dhe mbesën e tij të mitur. Të gjithë janë dërguar në Spitalin e Përgjitshëm të Gostivarit.
Sipas informatave të para, personi ka pasur probleme shëndetësore.
Janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit” ka thënë zëdhënsi i SPB-Tetovë, për TetovaSot.

