27 raste të reja me Coronavirus, çka po ndodh në Kosovë?

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe për 27 raste të reja pozitive me Coronavirus në Kosovë, raporton Mediafokus.info.

IKSHP ka bërë të ditur se gjatë ditës janë marrë 172 mostra.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Ceceli, 4 raste Vushtrri, 4 raste Mihaliq dhe 1 rast Bajskë), komuna e Podujevës 5 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Podujevë dhe 2 raste Dobërdol ), komuna e Fushë Kosovës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Bresje) dhe komuna e Mitrovicës 3 raste (sipas vendbani mit: 2 raste Vërbnicë dhe 1 rast Shipol)”, thuhet në njoftim.

Ditë më parë, kur Qeveria e Kosovës vendosi t’i lehtësoj masat, profesori i mjekësisë interne në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin “Hasan Prishtina”, Gani Bajraktari, pyeste me habi se cila ka qenë gabim, shtrengimi i masave kur kishte më pak raste, apo lehtësimi kur tashmë ka më shumë raste pozitive me Covid-19./Mediafokus.info/