27 të vdekur në Kosovë brenda një jave
Situata me Covid në Kosovë ditëve të fundit është alarmante. 27 persona kanë humbur jetën brenda një jave, derisa 10 mijë e 445 raste të reja u regjistruan për shtatë ditë.
Rekordi për këtë javë u arrit sot (e enjte) kur u regjistruan 2.236 raste pozitive si dhe tetë vdekje.
Tri ditët e fundit janë regjistruar plot 6.111 raste të reja, derisa 17 persona kanë humbur jetën.
Në vetëm 19 ditët e para të muajit gusht janë regjistruar 37 vdekje. Kjo shifër tejkalon numrin e vdekjeve që u regjistruan në muajt qershor e korrik.
Numri i rasteve aktive ka mbërritur në 14 mijë e 249, që krahasuar me një muaj më herët, paraqet rritje prej 137 herë.

