27-vjeçari humb jetën në aksident
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Divjakë, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën një 27-vjeçar. Ai ishte duke drejtuar një motor kur u përplas nga një makinë. Shoferi i makinës është arrestuar nga policia.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 46 vjeç, banues në Divjakë, pasi rreth orës 23:15, në aksin rrugor Divjakë-Çermë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi I. K., 27 vjeç, banues në Çermë, dhe si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 27-vjeçari.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

