27 vjet nga masakra e Llovcës, familjarët e viktimave kujtojnë tmerrin

Janë bërë 27 vite nga masakra makabre e Llovcës së Gjilanit, në të cilën u vranë në mënyrën më barabare shtatë persona nga forcat paramilitare serbe.

Familjarët e viktimave jetojnë ende me tmerrin e asaj dite të kobshme.

Fitim Imeri, djali i mësuesit Rahim Imeri, i cili u vra në mënyrë barbare nga forcat serbe, është shprehur se ende jetojnë me mendime nga më të rënda të masakres që kanë bërë serbët, duke i therrur e djegur për së gjalli.

“Në anên tjeter, jemi krenarë me veprën e martirëve dhe sakrificën për çdo pike gjaku të derdhur që në fund na u shpërblye me liri dhe çlirim përgjithmonë të vendit dhe krejt kurora e kësaj sakrifice është se e fituam shtetin tonë”, ka thënë ai.

27 vite më parë, përpos dëbimit masiv, pengmarrjes, plagosjes, maltretrimit e plaçkitjes, në fshatin Llovcë të Gjilanit forcat militare e paramilitare serbe masakruan në mënyrën më barbare shtatë persona: Rahim Ymeri (arsimtar), Xhemail Halimi, Xhevrije Zeqiri, Nexhmije Azemi, Rabit Dalipi, Sami Xhelili dhe Avdi Rexhepi./mediafokus.info/