27 vjet nga shpërthimi studentor, përmbysja e madhe filloi nga Abdullah Tahiri

Sot mbushën 27 vjet nga pranvera e 11 marsit 1981. Gjithçka nisi nga mensa e studentëve, ku Abdullah Tahiri përmbysi tabakun e ushqimit, për t`i hapur rrugë një shpërthimi të madh studentor, i cili nuk u ndal më deri në çlirimin e vendit.

Demonstratat u popullarizuan shpejt dhe morën përmasat e një kryengritje gjithëpopullore për liri, ku hapur u kërkua që Kosova të bëhet Republikë.

Asgjë nuk ishte rastësi.

Tahiri, si në angazhimet e ndryshme studentore, si në ato politike kundër regjimit jugosllav, gjithmonë tregoi një heroizëm të jashtëzakonshëm duke shpërndarë idenë e çlirimit nga Serbia.

Po ashtu duhet rikujtuar momenti kur Abdullah Tahiri, në një takim të subjekteve politike, mbajtur më 15 qershor 1998, në Gjilan, kërkoi publikisht përkrahjen për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Abdullahu Tahiri u arrestua si pjesëtar i UÇK-së, nismëtar i themnelimit të Zonës Operataive të Karadakut dhe pasi u dënua me burgim të rëndë në Gjykatën e Qarkut në Gjilan, u transferua në burgun e Dubravës, prej nga ku nuk doli i gjallë./Mediafokus