28 mijë familje shqiptare betohen në Zot se nuk do të blejnë prodhime serbe

Numri i familjeve në Kosovë, të cilat janë betuar në emër të Zotit se nuk do të blejnë më prodhime serbe, ka arritur në 28 mijë.

‘Sot u bëmë 28 mijë familje të betuara me emër të Zotit me Besa-Besë për të mos ble më kurrë asnjë prodhim serb’ – ka thënë afaristi kosovar, Burim Piraj, pronar i kompanisë ‘Meka food’.

E dimë që kundërshtarët i kemi shumë të rreptë dhe të rrezikshëm, po ne nuk do të ndalemi derisa në Kosovë të mos importohet mall serb, qoftë edhe kur ta pranojnë pavarësinë e vendit tonë, sepse ata kanë bërë shumë krime kundër nesh dhe kurrë nuk do t’i harrojmë e as nuk ua falim gjakun e derdhur të nënave, motrave, pleqve e fëmijëve që faj të vetëm pse i vranë ishte pse kanë lindur shqiptar.

Ne pikërisht pse jemi shqiptarë mburremi dhe ndihemi krenarë, ka thënë Piraj.