28 raste të reja me Covid në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë vdekje nga Covid-19 në Kosovë, por rastet e reja kanë shënuar rritje në krahasim me një ditë më parë.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.707 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.558.528 doza të vaksinës.

Deri më sot 720.378 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.958 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.317.

Në total numri i rasteve aktive është 431.