287 persona janë gjobitur për ‘mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’

Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid 19, për periudhën kohore 17 shkurt-23 shkurt 2021, në të gjitha komunat e rajonit të Gjilanit ka shqiptuar 287 fletëparaqitje për mos respektim të këtyre masave.

Në raste të veçanta Policia e Kosovës ka asistuar inspektorët sanitarë komunalë në kontrolle të lokaleve hoteliere ku janë mbajtur tubime të ndryshme elektorale, duke mos i përmbushur masat e Qeverisë së Kosovës, ka thënë togeri Ismet Hashani, zëdhënës rajonal i PK-së në Gjilan.

Policia e Kosovës apelon te qytetarët që t`i respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë, që kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, në të kundërtën do të ketë konsekuenca ligjore.