29 kandidatë për deputetë kanë probleme me ligjin

Pesë parti politike kanë përfshirë në listat zgjedhore persona që kanë pasur probleme me ligjin në tri vitet e fundit.

Sipas IKD- së, më së shumti kandidatë me aktakuza aktive ka Lëvizja Vetëvendosje e cila po synon t’i fitojë këto zgjedhje.

Nga VV janë 12 kandidatë me aktakuzë aktive, 2 prej të cilëve janë të dënuar.

Përveç Albin Kurtit, aktakuzë aktive kanë edhe Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Arbërie Nagavci, Mimoza Kusari- Lila, Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli, Valon Ramadani, Jetmire Vrenezi, Drita Millaku, Ekrem Mustafa e Sali Zyba.

Kandidatë me aktakuza aktive në listën zgjedhore ka edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, madje 8 prej tyre: Time Kadrijaj, Pal Lekaj, Teuta Haxhiu, Haxhi Shala, Meliza Haradinaj- Stublla, Shkumbin Demaliaj, Gani Dreshaj e Rrustem Berisha.

Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës i ka 6 kandidatë me aktakuza: Sadik Halitjaha, Xhavit Haliti, Kujtim Gashi, Ramë Vataj, Lulzim Abazi dhe Bajrush Xhemajli.

Nga Lista Serbe janë dy kandidatë për deputetë me aktakuza: Milan Aritnovic dhe Ivan Todosijevic.

Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës është vetëm një kandidat me aktakuzë, Sali Asllanaj.

Subjektet politike synojnë të nxjerrin njē parlament, ku 1/4 e anëtarëve të tij do të ishin njerëz që kanë pasur probleme serioze me ligjin në tri vitet e fundit.