3 milionë euro gjenden në bodrumin e një shtëpie
Tre milionë euro janë gjetur në bodrumin e një shtëpie në Itali.
Ato i përkasin një çifti të arrestuar.
Paratë e fshehura nga çifti nga Gussago, në provincën e Brescias, duket se nuk mbarojnë kurrë. Guardia di Finanza e Brescia-s dhe Karabinierët e komandës provinciale kanë sekuestruar shumën e parave prej 3 milionë që u gjet në oborrin e banesës së tyre. Në total shuma e gjetur deri më tani arrin në rreth 15 milionë euro.


 
 
						 
						