3 pacientë me COVID – në gjendje të rëndë

Gjendja me Covid në Pejë duket më e rënduar se në komunat tjera. Në spitalin e këtushëm sot janë të shtrirë 26 pacientë me COVID-19.

Nga Spitali i Pejës njoftojnë se 3 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 13 janë me oksigjenoterapi.

Qytetarëve u bëhet thirrje për vaksinim, sepse kështu mbrojnë veten dhe të tjerët.

Njoftimi i plotë:

Gjendja aktuale e pacientëve me Covid-19:

26 pacientë janë të shtrirë, 13 në oksigjenoterapi, 3 në CPAP, 3 në gjendje të rëndë, 2 pacientë janë pranuar gjatë 24 orëve të fundit.