3 të arrestuar në Turqi, shpërndanë lajme të rreme për tërmetin
Turqia bëri me dije se kanë ndaluar 19 persona, 3 prej të cilëve u arrestuan të cilët kishin përhapur lajme të rreme dhe të papërshtatshme në lidhje me tërmetin e fuqishëm që goditi vendin.
Në një komunikatë zyrtare zv/ministri Muhterem Ince deklaroi se personat e ndaluar bënë postime “të shëmtuara dhe imorale” në mediat sociale që nuk i shërbenin situatës me të cilën po përballej vendi.
Termeti ka shkaktuar mbi 22 viktima dhe qindra të plagosur.

