3 të vdekur me Covid, 40 raste pozitive

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 2.135 mostra  prej të cilave 40 rezultojnë pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv: Prizren 1 rast (68 vjeç), Skenderaj 1 rast (73 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.843 kurse i vdekjeve – 2.223 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 358 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 5.165.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 9 raste, Skenderaj 6 raste, Vushtrri 6 raste, Viti 4 raste, Suharekë 3 raste, Drenas 2 raste, Gjakovë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Kaçanik, Klinë dhe Pejë.