3 vite punë për 3 kilometra rrugë në Livoç të Epërm
Si formë proteste, ata kishin bllokuar rrugën për 5 minuta, duke krijuar kolona të gjata dhe duke paralajmëruar se do ta bllokojnë sërish për një ditë të tërë nëse punimet nuk nisin.
Gazetari i Nacionales, Oqean Dërmaku ka shkuar sërish sot për të parë nëse ka pasur ndryshime në këtë rrugë.
Aty janë vrenjtur disa ndryshime, por që banorët kanë sërish ankesa sa i përket intensitetit të punës dhe rrezikut që po paraqitet për këmbësorët.

