3-vjeçares dyshohet se iu thye këmba në kopsht

Prindi i një fëmijë të mitur denoncoi në një emision televiziv dhunën e ushtruara ndaj vajzës së saj në një kopsht privat në Tiranë.

Mamaja pretendon se e bija 3-vjeçe është dhunuar brenda kopshtit privat “Stinët” në kryeqytet.

Ngjarja sipas saj ka ndodhur në datën 1 nëntor 2023, ku vajzës i është thyer këmba nga dhuna.

Sipas prindërve kjo nuk është hera e parë që në këtë institucion privat të kujdesit ndaj fëmijëve ushtrohet dhunë.

Prindërit dhe qytetarë kanë njoftuar mbajtjen e një protestë para kopshit privat, i cili ndodhet sipër lagjes “Ali Demi” mbrapa shkollës “Kushtrimi i Lirisë”.

“Sot ora 16:00. Kush ka mundësinë të mos mungoj sot! SOT ORA 16:00”, thuhet në njoftimin e organizatorëve. /Telegrafi/foto ilustrim/