3-vjeçarja që e sheh botën vetëm me një sy, nëna apelon për ndihmë
Rubrika “Shqipëria pa filtra” në emisionin “BOOM” në Rtv Ora erdhi këtë të premte me historinë e një vogëlusheje në Lushnje.
Denalda Çela jeton në Lushnje dhe është është e dy fëmijëve.
Në vitin 2017 i erdhi në jetë vajza e vogël, por mjekët konstatuan problem në njërin sy të vajzës dhe i thanë prindërve se vajza kishte nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale.
Sot Amelia ështe 3 vjeç. Nëna e saj mes lotëve apelon ta ndihmojnë për të operuar vajzën.
Mamaja: Kam një vajzë që është me probleme nga syri, ka lindur ashtu. I duhet një operacion por unë nuk kam të ardhura. Doktorët thonë se po të bëhet operim mund të shikojë, nëse nuk bëhet syri mund ti zvogëlohet. Nuk e kemi vizituar, duhen lekë dhe nuk kemi. Mezi ushqehemi, marrim një ndihmë 55 mijë lekë. Më pyet, mami pse e kam syrin kështu. Më lëndon shumë shpirtin.Ju lutem spitaleve të më ndihmojnë për operacionin e fëmijës.
Varfëria është ulur këmbëkryq në familjen Çela dhe gjyshja e gjendur pa rrugëzgjidhje thotë se do të pranonte ti jepte syrin e saj mbesës nëse do të mundej, vetëm që ajo të mos vuante.
Gjyshja: Ndihem shumë keq, as gjumi nuk më zë. Kur vjen dhe qan në shtëpi, më tallin shoqet thotë që e kam syrin kështu. Mjekët na kanë thënë që të operohet 3-4 vjeçe se ndryshe mund të humbë fare shikimin. Ne nuk kemi lekë për rrugën dhe jo më për operacion.Ta heq syrin tim dhe t’ja jap fëmijës.
Emisioni “BOOM” apelon të gjithë spitalet publike dhe private që të ndihmojnë vogëlushen 3 vjeçare për të kryer këtë ndërhyrje për ti kthyer dritën e syve Amelias.

