3 vjet pa Rinorin, dedikimi prekës i babait: Nuk do të mësohem kurrë me mungesën e tij
Sot bëhen tri vjet nga ndarja tragjike nga jeta e Rinor Bunjakut, në Zvicër, transmeton Mediafokus.info.
Babai i tij, Fatmiri, ka bërë një dedikim prekës, duke thënë se nuk po mësohet assesi me mungesën e djalit.
Postimi i plotë:
Një fëmijë që humb prindin, thirret jetim; një grua që humb të shoqin, thirret e ve; një burrë që humb partneren, thirret vejan.
Por a ka një emër për prindin që humb fëmijën?
Si mund ta quaj bota prindin që mbetet jetim i fëmijës së vet?
Sod 3 vite pas lamtumirës me të birin, i pashëruar prej dhimbjes së padurueshme të mungesës.
Sod 3 vite pa Rinorin tim. Nuk është e lehtë për një Baba ta pranoj humbjen e qenies më të dashur që pata, dhe kam, mbi këtë dhé. Me drojën se nuk do të mësohem kurrë me mungesën e tij, uroj të dëgjoj vetëm lajme të mira prej jush.

