30 ditë paraburgim ndaj të miturit nga Peja që dyshohet se planifikoi vrasjen e shokëve të klasës

Prishtinë-Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh, për të miturin i cili u arrestua të shtunën nga Policia në Pejë, nën dyshimin se planifikonte vrasjen e nxënësve në klasën e tij.

I njëjti po dyshohet për planifikim të veprave terroriste dhe vepra penale kundër rendit kushtrtues.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit N.N dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh”, ka thënë Gashi.