30 patentë shoferë konfiskohen brenda një jave në Gjilan

Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 05.05.2023-11.05.2023 ka shqiptuar 1089 gjoba për kundërvajtësit në trafikun rrugor.

Po ashtu janë hetuar 17 aksidente të komunikacionit me dëme materiale, 15 aksidente me të lënduar si dhe një aksident me fatalitet.

Njëherësh janë konfiskuar 30 patentë shoferë, thuhet në njoftim.