306 pacientë me COVID-19 në SHSKUK, 11 prej tyre të intubuar

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (QKUK dhe shtatë spitalet e përgjithshme: Prizren, Gjakovë, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri) gjatë ditës së sotme gjenden të spitalizuar 460 pacientë.

Prej tyre, 306 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19. Prej këtyre pacientëve, 217 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe 11 të intubuar.

Priten rezultatet edhe për 154 pacientët tjerë.

Pacientë të konfirmuar me Covid-19:

Klinika Infektive – 96 pacientë

Klinika e Pulmologjisë – 50 pacientë

Anestezioni/Mjekësia Sportive – 21 pacientë

Spitali i Prizrenit – 31 pacientë 

Spitali i Gjakovës – 33 pacientë

Spitali i Pejës – 43 pacientë

Spitali i Ferizajt – 13 pacientë

Spitali i Gjilanit – 17 pacientë

Spitali i Mitrovicës – 2 pacientë