31 persona arrestohen për 24 orë
Policia e Kosovës ka arrestuar 31 persona brenda 24 orëve të fundit, të dyshuar për përfshirje në veprime të ndryshme të kundërligjshme, ndërkohë që ka shqiptuar 1781 tiketa për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor.
Përndryshe, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 42 aksidente me dëme materiale kurse 23 me të lënduar, njofton policia.

