32 mijë euro i dha për borxh, rastin e lajmëroi si grabitje
Një person është arrestuar për lajmërim të rremë, pasi ka njoftuar grabitjen e 32 mijë eurove, ndërsa paratë i kishte dhënë për borxh.
Viti 30.12.2020-14:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka raportuar – deklaruar rrejshëm se nga persona të panjohur i janë grabitur 32 000€. Gjatë hetimeve është vërtetuar dhe konstatuar se i dyshuari parat e raportuara i kishte dhënë një personi tjetër të cilit i kishte pasur borxh. Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.

