32 të vdekur dhe 708 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Edhe Maqedonia e Veriut ka shënuar numër të madh vdekjesh me Covid gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik, në mbarë vendin janë regjistruar 708 raste të reja me Covid-19, ndërsa betejën e kanë humbur 32 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë regjistruar 6.045 vdekje.

Aktualisht, MV ka 15.101 raste aktive me virus.