32 urat e Halitit

Hiç më pak se 32 ura i ka ndërtuar e rinovuar në Viti brenda dy mandateve të tij, kryetari i kësaj Komune, Sokol Haliti.

Urat janë simbol i bashkimit dhe komunikimit mes banorëve të zonave të ndryshme.

Ndërtimi dhe zgjerimi i urave, është mirëpritur nga banorët e këtushëm, pasi ato lehtësojnë qarkullimin, por edhe shkurtojnë distancat.

Urat i ofrojnë njerëzit më pranë njëri-tjetrit, shkurtojnë kohën dhe reduktojnë shpenzimet e lëvizjes.

Bazuar në nevojat e qytetarëve, Haliti e ka parë këtë si prioritet të Komunës që udhëheq.

“Për këto dy mandante kemi ndërtuar 32 ura, kemi hapur edhe rrugë që nuk kanë qenë pothuajse fare të qarkullueshme për mjetet motorike. Gjithashtu, kemi krijuar shumë rrugë alternative që lidhin fshatrat, po edhe Vitinë me komunat fqinje, Kaçanik, Kllokot e Gjilan” ka thënë Haliti.