32-vjeçarja plagos me thikë bashkëjetuesin

Një grua ka plagosur me thikë bashkëjetuesin e saj. ABC News mëson së bashkëjetuesi ka marrë plagë të lehtë në dorë. Nuk dihen rrethanat, ndërkohë policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen A. A., 32 vjeçe, banuese në Fier, pasi gjatë orëve të para të mëngjesit, pas një konflikti për motive të dobëta, në banesën e saj, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëjetuesin, shtetasin A. J., 32 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje””, njoftoi policia.