34 vjet nga greva e minatorëve, i biri rikujton sakrificën e babait tani dëshmor
Në ditën e sotme, para 34 vitesh, minatorët e Trepçës kishin hyrë në grevë për të mbrojtur Kosovën nga regjimi i Millosheviqit.
Greva ishte një nga sakrificat më të mëdha që po bënin minatorët e asaj kohe në tunelet e thella të nëntokës.
Këtë ditë e ka rikujtuar sot i biri i njërit prej minatorëve, Sabedin Sherifi, ish-pjesëtar i luftës.
Babai i tij minator, Sherif Sherif, sot është dëshmor i atdheut. Ai u vra në luftë me forcat serbe, gjatë ofenzivës në Zonën Operative të Karadakut.
‘Më 20 shkurt 1989, filloi greva e urisë e minatorëve të Trepçës për të mbrojtur Kosovën nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit. Kjo grevë zgjati deri më 28 shkurt.
Në mesin e minatorëve ishte dhe babai im. Ata nuk u dorëzuan por u tradhtuan nga shqipfolësit e shitur’, ka shkruar Sabefini./Mediafokus.info
