36-vjeçarja gjendet e vdekur në kontejner
Disa njerëz po qëndronin përpara një konteineri që shërben për grumbullimin e tekstileve dhe këpucëve, në rrugën des Plaines-du-Loup në Lozanë.
Ata po vendosnin buqeta me lule për humbjen e një njeriu të dashur, raporton albinfo.ch
Vajza e tyre 36-vjeçare u gjet pa jetë, brenda këtij konteineri të gjelbër, mëngjesin e së shtunës rreth orës 08:00.
Kur dy punonjësit e ndërmarrjes së grumbullimit kanë shkarkuar konteinerin, menjëherë kanë parë viktimën fatkeqe.
“Ajo ishte në një qese të zezë plehrash. Qesja dukej më e rëndë se zakonisht. Të habitur, ata hodhën një vështrim nga afër dhe zbuluan kufomën”, thotë një nga personat e pranishëm në momentin e zbulimit makabër.
Ekzaminuesit mjekësorë konstatuan se vdekja ka ndodhur mes orës 22:30 të mbrëmjes së të premtes dhe mëngjesit të së shtunës herët.

