37-vjeçari mbërrin në spital pa shenja jete
Një 37-vjeçar nga Maliqi ka mbërritur në spitalin e Korçës pa shenja jete.
Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.
Sipas policisë, viktima O. Xh., rreth 37 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq nuk kishte shenja dhune në trup.
Nga të dhënat e para dyshohet se ai ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

