4 anëtarë të një familje në Tetovë vdiqën me Covid pasi kishin marrë pjesë në një dasmë
Rasti i një familje në Tetovë, ku vdiqën 4 anëtarë, ka prekur shumë qytetarë në Maqedoni. Mediat atje raportojnë se bëhet fjalë për një rast të rëndë dhe për më tepër sqarojnë se 3 prej tyre kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa njëri në spital.
Në një informacion paraprak ishte raportuar se katër anëtarë të së njëjtës familje vdiqën në Qendrën Covid në spitalin e Tetovës, por autoritetet thanë se vetëm një prej tyre ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tre të tjerë në shtëpi, shkruan TS.
Të katër pacientët ishin nga e njëjta familje dhe sipas anketës epidemiologjike, ata raportuan se morën pjesë në një festë martese dhe vdiqën brenda një jave./Mediafokus.info

