4 arsimtarë rezultojnë pozitivë, mbyllet kjo shkollë në Kosovë
Katër arsimtar të shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë, kanë rezultuar pozitivë në test për COVID-19 dhe kjo ka detyruar menaxhmentin që ta vazhdojnë mësimin në distancë, raporton Mediafokus.info.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në Facebook, i cili tha se në bazë të rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, mësimi me prezencë fizike do të ndërpritet për dy javë.
“Nga hulumtimi dhe mbikëqyrja e situatës epidemiologjike, IKSHPK ka bërë testimin e të gjithë arsimtarëve, katër prej të cilëve rezultuan pozitivë me COVID-19. Prandaj, IKSHPK ka rekomanduar që mësimi në shkollën ‘Faik Konica’, nga skenari ‘A’, të kaloj në skenarin ‘C’, mësimin online, për dy javë”, ka shkruar Zemaj./Mediafokus.info/

