4 mjekë të Intensives dhe 20 teknikë të anestezisë në izolim
4 mjekë të Intensives Qendrore dhe 20 teknikë të anestezisë janë futur në izolim për shkak se patën kontakt me një rast pozitiv me Covid-19.
Zyrtarë në QKUK gjithashtu thanë se pacienti i cili është konfirmuar me Covid-19 është transferuar në Klinikën Infektive, raporton Koha.
Ndërkaq, mësohet se teknikët dhe mjekët janë të dy ndërrimeve që janë futur në vetizolim.
