4 persona arrestohen në Uglar të Gjilanit, therrën me thikë njëri-tjetrin

Katër persona janë arrestuar në fshatin Uglar të Gjilanit, nën dyshimin për ‘vrasje në tentativë’ pasi janë përleshur mes vete duke therrur me thikë njëri-tjetrin, njofton policia.

Fsh. Uglar, Gjilan 27.08.2021 – 21:00. Pas një mosmarrëveshje, katër të dyshuar meshkuj  kosovarë, janë  përleshur ndërmjet vete duke therur me thikë njeri-tjetrin, në përleshje nga të dyshuarit janë përdorur edhe mjete tjera të të forta. Të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime, thuhet në raportin e polciisë.