4 persona arrestohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Në Prishtinë janë arrestuar dy zyrtarë ministrorë, nën dyshimin për ‘keqpërdorimm të pozitës, apo autoritetit zyrtar’ dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, bashkë me dy të dyshuar tjerë, me të cilët kanë bashkëpunuar në kryerjen e veprës.  

Prishtinë. 16.09.2021-10:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë – dy prej tyre zyrtarë në MPJD & MPB, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëpunim dhe bashkëveprim kanë kryer veprën e cekur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë (foto arkiv).