4 të arrestuar nga Antidroga në Mitrovicë

Katër persona janë arrestuar në operacionin e antidrogës sot në Mitrovicën e Jugut, raporton Express.

Në mesin e të arrestuarve ka edhe shtetas të Shqipërisë, prej nga dyshohet se erdhi droga.

Dyshohet se droga është sjellë me automjete nga Shqipëria, ku edhe një pjesë e drogës është gjetur në këto automjete, ndërsa pjesa tjetër është gjetur në një objekt në Mitrovicë.