4 të vdekur me COVID-19 në Kosovë, mbi 1.000 raste të reja
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, 4 persona të prekur me COVID-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit.
Nga 7.953 testime, 1.096 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Sot janë shëruar 53 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.109.
Në total numri i rasteve aktive është 7.854.

