40-vjeçarja i jep fund jetës duke kërcyer nga kati i pestë
Një 40-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati. Besohet se gruaja vuante nga depresioni.
“Rreth orës 08:45, njoftohemi se në lagjen “Granicë”, Gjirokastër shtetasia F. K., rreth 40 vjeçe, në gjendje të rënduar depresive, është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital”, thotë policia.
Ndërkohë në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

