40-vjeçarja i jep fund jetës, dyshohet se u hodh nga minarja e xhamisë
Një grua në fshatin Cermjan të Gjakovës, dyshohet se i ka dhënë fund jetës. Rasti ka tronditur familjen Kurhasku dhe gjithë fshatin.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije për Sinjalin se viktima është Leonora Kurhasku, 40-vjeçare, e cila dyshohet se është hedhur nga minarja e xhamisë së fshatit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e këtij akti tragjik.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion dhe është hapur rasti si ‘Hetim i vdekjes’.

