400 policë shtesë për rritjen e kontrollit rreth respektimit të masave anti-COVID-19
Institucionet kosovare kanë vendosur për kontrolle në shumë drejtime, derisa po pritet kontingjenti i ri prej 400 policëve, pas rritjes enorme të numrit të rasteve pozitive me COVID-19, raporton Mediafokus.info.
Kjo u bë e ditur në një konferencë për media nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas takimit me përfaqësuesit e Policisë se Kosovës, të Asociacionit të Komunave, Inspektoratit Qendror e Lokal dhe përfaqësues të tjerë për menaxhimin e pandemisë Covid-19.
“Jemi në përgatitje e sipërm për zbatueshmërinë e masave. U takuam me inspektoratin sanitar, me AKK-në dhe Policinë e Kosovës. Angazhimi do të jetë permanent, mirë i koordinuar dhe kemi plane të tjera. Do të ketë rritje të kontrolleve në shumë drejtime, jo vetëm në fokus të gastronomisë”, ka thënë Zemaj./Mediafokus.info/

