41 të vdekur nga përmbytjet në Turqi
Numri i viktimave nga përmbytjet në Turqi ka shkruar në 41. Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) e Ministrisë së Punëve të Brendshme, njofton se deri tani nga përmbytjet kanë humbur jetën 41 persona, 34 në Kastamonu, 6 në Sinop, ndërsa 9 persona vazhdojnë të trajtohen në spitale.
Në Bartın ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën në shtratin me gurë të përroit trupin e pajetë të një personi që ishte rrëmbyer nga uji në nënprefekturën Ulus, duke e çuar kështu në 41 numrin total të viktimave deri më tani.
Punimet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë me intensitet të lartë në të tre provincat e prekura nga fatkeqësia natyrore.
Gjithashtu në rajon kanë nisur edhe punimet për heqjen dhe pastrimin e inerteve.

