415 të vdekur me coronavirus në Itali, bie numri i infektimeve
Në Itali konfirmohen 415 humbje jetëve në 24 orët e fundit për shkak të infektimit me coronavirus.
Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet e Mbrojtjes Civile Italiane.
Pas rasteve të fundit, 26384 bilanci i përgjithshëm i të vdekurve që nga fillimi i epidemisë.
Numri i të shëruarve sot është 2622.
Ndryshe nga një ditë më parë ku pati 3.021 të infektuar, autoritetet sot raportuan 2357 raste të reja pozitiv nga Covid-19, një rënie e konsiderueshme.
Në kujdesin intensiv janë të shtruar 71 pacientë më pak se dje./noa.al/

