437 persona gjobiten për mosrespektim të masave kundër pandemisë

437 persona në komunat e rajonit të lindjes janë gjobitur brenda javës së fundit për shkak të ‘mosveprimit sipas dispozitave gjatë pandemisë’.

“Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid 19, për periudhën kohore një javore (30 shtator-6 tetor 2020), në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit, ka shqiptuar 437 fletëparaqitje për mos respektim të këtyre masave”, ka thënë togeri Ismet Hashani, zëdhënës rajonal i PK-së në Gjilan.

Në raste të veçanta Policia e Kosovës, po ashtu ka asistuar inspektorët sanitarë komunalë në kontrolle të lokaleve hoteliere, të cilat janë takuar duke mos i përmbushur masat anti COVID-19, të kërkuara nga qeveria e Kosovës.

Policia e Kosovës i thërret qytetarët që t`i respektojnë me përpikëri masat, në të kundërtën do të përballen me konsekuenca ligjore.