440 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitale, 23 në gjendje të rëndë
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës njofton se 440 pacientë me COVID-19 janë të shtrirë nëpër spitale dhe klinika.
Shërbimi Spitalor bën me dije se nga pacientët me COVID-19, 357 janë në oksigjeno-terapi dhe 17 në respiratorë.
Ndërkaq, 23 prej tyre janë në gjendje të rëndë./mediafokus.info/


