475 qytetarë të infektuar, 6 humbje jete në 24 orët e fundit

475 qytetarë të infektuar dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit.

Ky eshte bilanci i COVID-19 në Shqipëri. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 98 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Përmeti 55 vjeç, dy qyetarë nga Berati të moshave 62-86 vjeç, tre qytetarë nga Tirana të moshave 62-99 vjeç.