49 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, 16 të lënduar
Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 49 aksidente, njofton policia, transmeton Mediafokus.info.
Policia ka konfirmuar se në këto aksidente kanë përpos dëmeve materiale, 16 persona kanë mbetur të lënduar.
Krejt kjo si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë me rregullat e komunikacionit.
Ndërkohë, brenda 24 orëve Policia ka shqiptuar 1875 tiketa.
/mediafokus.info/
(foto: ilustrim)

