5 këshillat e mjekut të njohur për trajtimin e gripit stinor

Mjeku infektolog, Tritan Kalo, përmes një postimi në Facebook ka dhënë disa këshilla në lidhje me gripin stinor i cili tashmë po qarkullon mes nesh.

Në 5 këshillat e tij, mjeku sugjeron të ajrosni mjedisin, të pini qetësues, të pini çajëra, të konsumoni ushqim të pasur dhe të mos i çoni fëmijët në kopshte e çerdhe nëse ata kanë simptoma.

Një këshillë tjetër tepër e rëndësishme është të mos merri antibiotikë si vetëmjekim, pos nëse jua rekomandon mjeku.

1-Ajrosja sa më e shpeshtë e mjedisit ku gjendemi, por duke evituar korentet ajrore.

2-Ulësit e temperaturës (Paracetamol, Ibubrufen), kompresat e ftohta rreth qafës apo rrëzë dy kofshave, dushet me ujë të vakët….

3-Marja e çajrave të ndryshëm bimorë dhe të lëngjeve të ndryshme për të shmangur dehidrimin….

4-Ushqim sa më të pasur, në mundësi edhe të gjëndjes ekonomike të të sëmurit….

5-Evitimi i frequentimit të çerdheve, kopshteve, shkollave, të vëndeve të punës apo të mjediseve publike nëse kemi shënja gripi.

Të gjitha këto përbëjnë bazën e trajtimit të gripit stinor.

Në rast të rëndimit të gjendjes, mos e nënvlerësoni adresimin e menjëhershëm te mjeku.