5-vjeçari nxirret i vdekur nga pusi ku kishte rënë

Ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur të nxjerrin gjallë 5-vjeçarin që kishte rënë në një pus 32 metra të thellë në Marok.

Dhjetëra njerëz dhe makineri të tonazhit të rëndë u angazhuan në këtë operacion për 5 ditë, i cili, fatkeqësisht përfundoi me nxjerrjen e pajetë të trupit të të voglit Rayan.

Sipas autoriteteve marokene shkaqet e vdekjes janë plagët që 5 vjeçari kishte marrë gjatë rënies në pusin e ngushtë.

Ndonëse me të ishte vendosur një kontakt më herët gjatë ditës, operacioni për hapjen e tunelit ishte i vështirë për shkak të frikës së rrëshqitjes së dherave, por ishin pikërisht këto orë fatale për Rayan që mbajti në ankth miliona njerëz në mbarë botën.