50 dështime – Dehari ndërpret edhe sot seancën, Kurti nuk tërhiqet nga skenari i tij
Ka dështuar edhe “përpjekja” e 50-të për konstituimin e Kuvendit. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu seancën pasi propozimi i përsëritur për forimin e një komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit s’i mori votat e nevojshme.
Përfaqësues të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nuk u lejuan të flisnin, si më herët, ndërsa tentuan t’i thonin kryesuesit se ai po keqpërdoret nga partia dhe t’i kërkojnë ta respektojë Kushtuetutën, pasi Dehari i ftoi përfaqësuesit e partive tjera politike për t’i propozuar emrat për anëtarë të komisionit për votim të fshehtë.
Komisioni i propozuar nga LVV-ja për votim të fshehtë i mori vetëm 53 vota.

