50-vjeçarit i bie pema në kokë, ndërron jetë në vendngjarje

Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë duke prerë pemë në pyll. Sipas Policisë së Bulqizës, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, në vendin e quajtur “Ara e Priftit”, në malin e Bllacës.

Policia tha se nga veprimet hetimore të kryera në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se viktima, me inicialet Rr.T., së bashku me shtetasin E.S., duke prerë me motosharrë një pemë të llojit “Ah” gjatë rrëzimit të pemës, dyshohet se e ka goditur në pjesën e pasme të kokës e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.