52% e serbëve mendojnë se duhet të sulmohet Kosova

52 për qind e serbëve të anketuar thonë se Serbia duhet të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë në rast të një konflikti të armatosur, derisa 47 për qind thonë se janë të gatshëm t’i bashkohen personalisht një veprimi të tillë.

Në hulumtimin e realizuar nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, del që 70 për qind e të anketuarve besojnë se në pesë vjetët e ardhshme në Ballkan nuk do të ketë më shpërthime të armatosura.

Për serbët gjëja më e rëndësishme sa i përket politikës së jashtme është ‘mbajtja’ e Kosovës si pjesë e Serbisë si dhe forcimi i bashkëpunimit me Rusinë.